Studimi, Boja e tatuazheve shkakton kancer dhe mutacione

foto-tatuazhe-02

Boja e tatuazheve nuk është e kontrolluar brenda Bashkimit Europian, dhe mendohet se vjen nga importet e lira kineze duke shkaktuar shqetësime.

 

Tatuazhet mund të shkaktojnë kancer dhe mutacione – dhe një një ngjyrë është potencialisht më toksike se të tjerat, sipas shkencëtarëve.

 

Hulumtimet e bëra nga Agjencia Europiane e Kimikateve që do të publikohet shumë shpejt po heton rreziqet e mundshme nga të bërit tatu.

 

Agjencia thotë: “Raportime të shumta tregojnë shqetësime domethënëse për shëndetin publik që rrjedh nga përbërja e bojërave të përdorura për tatuazhe. Shqetësimet më të shumta janë alergji të shkaktuara nga substancat në bojëra dhe efektet e mundshme kancerogjene ose riprodhuese toksike”.

Bojërat nuk janë aktualisht të kontrolluara nga BE. Nëse në kimikate të veçanta gjendet ndonjë gjë e dëmshme, atëherët do të ketë ndalime dhe dënime.

 

Një zëdhënës i agjencisë tha: “Nëse gjendet diçka që shkon dëm, një propozim formal për kufizimin e substancave do të dorëzohet brenda vitit për të filluar procesin”.

Boja e kuqe është e lidhur me pezmatimin e lëkurës – ënjtje dhe fryrje – për shkak të përmbajtjes së mërkurit dhe sulfurit.

 

Ndërkoë ngjyra e gjelbër, blu ose vjollcë mund të shkaktojnë gunga në lëkurë.

Për hulumtimin i është kërkuar edhe personave me tatuazh që të marrin pjesë.

Pin It