Algjeri, bllokohen rrjetet sociale për të parandaluar kopjimin në provime

fb

Në të gjithë botën merren masa të forta për të ndaluar kopjimet gjatë provimeve të maturës, sigurisht edhe në Shqipëri.

Por, Algjeria duket se ka vendosur masa ekstreme për të ndaluar kopjimet. Autoritetet vendase kanë bllokuar të gjitha rrjetet sociale përfshirë këtu rrjetin më popullor Facebook dhe Tëitter.

Kjo masë bëhet në përpjekje për të mos lejuar dërgimin online të fotove nga provimi apo të dhëna të tjera, shkruan Reuters.

Dhjetëra mijëra nxënës në vend po i nënshtrohen këto ditë provimeve përfundimtare të diplomimit.

“Bllokimi i medieve sociale është e lidhur direkt me provimet e pjesshme të diplomimit që po zhvillohet të dielën”, i tha një zyrtar agjencisë shtetërore të lajmeve APS.

“Kjo është për të mbrojtur nxënësit nga publikimi i dokumenteve të rreme për këto provime”, shtoi ai.

Qasja në internet nëpërmjet rrjetit celular 3G gjithashtu është ndërprerë të dielën.

Dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë që punojnë në zyra arsimore janë arrestuar gjatë këtij muaji në Algjeri për shkak se testet rrodhën në rrjetet sociale.

 

Pin It