Rruga e kombit e pasigurt, qeverisë i kërkohet pagesa e taksës për mirëmbajtjen

Infrastrukture, me 15 tetor shpallet kompania fituese per rrugen e K

Përshkuesit e një prej arterieve më kryesore që lidh vendin tonë me Kosovën, por edhe më gjerë, kanë kërkuar që qeveria shqiptare të ketë prioritet mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore, nëse Rruga e Kombit do të jepet me koncension.

Kjo rrugë, e cila u ndërtua me një vlerë shumë të lartë financiare, ka mungesa të theksuara  të elementeve të sigurisë.

Sa i përket pagesës së taksës së kalimit, ata janë dakort, pasi sipas tyre në çdo autostradë në Europë e më gjerë paguhet një faturë e tillë.

Taksimi në këtë rrugë, apo siç ndryshe konsiderohet si pagesa për përdorimin e saj, pritet që të jetë jo më shumë se 5 euro për automjetet e vogla, ndërkohë që për automjetet e tonazhit të rëndë ajo do të variojë nga lloji i tyre.

Deri tani, Ministria e Transporteve nuk ka ndopnjë hap konkret në këtë drejtim, megjithatë janë duke u shqyrtuar aplikimet e bëra nga komanitë përkatëse.

Vetëm në 2015-ën, sipas të dhënave të Policisë Kufitare të Qarkut të Kukësit, janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1 milionë 849,987 hyrje-dalje të automjeteve.
 

Pin It