5 euro për rrugën e Kombit dhe pa rrugë alternative, Shoqëria civile në protestë

1316872

Pas vendimit për të dhënë me koncesion Rrugën e Kombit, që do të thotë se qytetarët duhet të paguajnë për të kaluar në të, shoqëria civile ka protestuar pranë Ministrisë së Transporteve.

Ata kanë kërkuar që qytetarët të mos paguajnë për këtë rrugë, pasi ajo është ndërtuar me taksat e shqiptarëve.

Protestuesit ngritën shqetësimin edhe të mungesës së një rruge alternative.

”Cënon drejpërdrejtë interesat dhe xhepat e qytetarëve. Kjo rrugë është bërë më fonde publike, sigurisht që rrugët duhen mirëmbajtur. Por jo për t’i dhënë më koncesion. Kjo taksë merret përmes taksave kombëtare”, është shprehur një qytetar.

Kalimi i çdo makine në Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro.

Pin It