Karavasta, pelikani kaçurrel në rrezik, reagon shoqata e peshkatarëve

shutterstock_173776412

Shoqata e Peshkatarëve ka reaguar lidhur me punimet që po kryhen në Lagunën e Karavastasë.

Kreu i kësaj shoqate, Ilir Dhamo, u shpreh për Report Tv se punimet synojnë thellimin dhe pastrimin e kanalit që lidhet me detin.

Punimet konsistojnë në thellimin dhe pastrimin e kanalit që lidh Lagunën me detin. Kjo është një procedurë e zakonshme dhe e domosdoshme pasi në të  kundërt ka pasoja për mjedisin. Për këtë kemi njoftuar edhe Ministrinë e Mjedisit dhe ata monitorojnë punën tonë. E theksoj ky proces konsiston në mirëmbajtjen e Lagunës Karavastasë“, u shpreh Dhamo.

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) denoncoi më herët gërmimet brenda në Lagunën e Karavastasë në zonën pranë kanalit të Vaut, pasi sipas tyre po kërcënohet drejtpërdrejt vendi folezimit për pelikanin kaçurrel.

Pin It