Ministrja e Integrimit Gjosha: Miratimi i reformës dhe 7 ligjeve çel rrugën për ne BE

hqdefault3-450x300

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi, për ministren e Integrimit Klajda Gjosha, ka rritur shanset që Komisioni Euriopian të propozojë çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ministrja thotë se miratimi i 7 ligjeve, në mënyrë të veçantë ai për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konsiderohet thelbësor nga Brukseli.

Reforma në sistemin e drejtësisë, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara nga BE, thotë Gjosha. Bashkimi Europian, ka qenë i angazhuar në mënyrë të veçantë në gjetjen e kompromisit politike në Shqipëri. Ishte ndërhyrja e komisionerit për Zgjerim Johanes Han, i cili i dha shtysën kryesore për konsensusin, që kulmoi me votimin unanim të ndryshimeve kushtetuese.

Pin It