Fushata masive, 250 mijë doza vaksinë më shumë javën e ardhëshme

Edmond-Panariti

 

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspektoi sot procesin e vaksinimit ndaj dermatozës nodulare në një fermë me 500 krerë gjedhë në Kashar.

Kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi në shumë vende europiane si Bulgari, Rumani, Kosovë, Maqedoni, ku rata e prekjes të tufave të kafshëve është shumë e madhe.

Në dakordësi të plotë me BE, Shqipëria ka ngritur një strategji parandalimi dhe monitorimi të kësaj sëmundje duke marrë nga fondi i emergjencës së BE për përballimin e përhapjes së kësaj sëmundje, 25 mijë doza vaksina, të cilat janë shpërndarë në fermat komerciale me mbi 50 krerë gjedhë.

Prej disa ditësh shërbimi veterinar dhe stacionet veterinare në vend kanë filluar këtë proces duke vaksinuar fermat klinikisht të pastra duke imunizuar tufat e mëdha. Në javën në vijim pritet të mbërrijnë 250 mijë doza vaksine të akizicionuara me fondet e vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Me këtë sasi vaksinash do të arrihet mbulimi i gjithë popullsisë së gjedhëve në ferma komerciale dhe ato të vogla.

Aktualisht ne rrethin e Tiranës, Ministria e Bujqësisë njofton se ditën e hënë datë 25.07.2016 për qarkun e Tiranës janë shpërndarë 1800 dozë vaksina dhe në ditët në vijim do të furnizohet edhe me 1000 dozë të tjera për të mbyllur plotësisht fermat e mëdha.

Ministri Panariti deklaroi se ka nisur me urgjencë fushata e vaksinimit masiv kundër kësaj sëmundje të popullatës së gjedhit, e cila është ajo që preket kryesisht nga kjo sëmundje.

Pin It