Tiranë, nis vaksinimi ndaj gripit

Qendrat shëndetësore në kryeqytet janë pajisur me vaksinën ndaj gripit sezonal dhe tashmë pranë tyre ka nisur procesi i vaksinimit.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10 në Tiranë, Rudina Gjini, thotë se muajt tetor-nëntor janë koha më e përshtatshme e vaksinimit, për të shmangur komplikacionet e rënda të gripit.

Vaksina mund të japë pak skuqje të vendit të vaksinimit 1-2 ditë, pak temperaturë dhe pak gjendje gripale, por jo grip. Nga momenti i vaksinimit, duhen dy javë për krijimin e antitrupave që krijon mbrojtjen nga vaksina. Vaksian e gripit të mbron nga gripi, por jo nga sëmundje të ngjashme siç janë një rrufë, një temperaturë apo ftohja.

Vaksinimi do të jetë falas për disa kategori, ndërkohë që personat më të rrezikuar që duhet të mbrohen nga gripi janë: personeli shëndetësor, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Gjini thekson se vaksina nuk ka efekte anësore dhe mbrojtja nga gripi nis dy javë pas vaksinimit, raporton Ora News.

 

Pin It