Vlahutin në Tropojë e Kukës, vizita premtuese për zhvillimin rajonal

rr

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, zhvilloi një vizitë dy ditore në rrethet e Tropojës dhe Kukësit. Qëllimi i vizitës ishte ndjekja nga afër e rolit të pushtetit vendor në zhvillimin e zonave dhe procesin e integrimit europian.

Vlahutin u takua me kryetarët e dy bashkive, Besnik Dushaj dhe Bashkim Shehu, me të cilët diskutoi rreth mundësive rajonale për zhvillimin ekonomiko-social, përmes edhe dy projekteve të financuara nga BE, “EcoNord” dhe “Living on the Border”.

EcoNord synon përforcimin e kapaciteteve teknike, administrative dhe financiare të organizatave mjedisore të shoqërisë civile në qarqet Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër për të siguruar mbrojtjen mjedisore dhe të burimeve natyrore. Ndërsa “Living on the Border” synon përdorimin e mundësive që ofron zona, lidhur me mjedisin, turizmin, kulturën, bujqësinë, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Ambasadorja vizitoi muzeun e Tropojës dhe shkollën “Ali Podrimja”, në të cilën janë zhvilluar disa aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me çështjet mjedisore. Ndërsa në Kukës Vlahutin vizitoi ekspozitën fotografike Mbro & Promovo – trashëgimia natyrore e Shqipërisë” si dhe një panair të vogël me prodhimet artizanale tradicionale nga artizanët e Lumës.

Ndërkohë që nga fotografitë e publikuar nga faqja zyrtare “Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri” mund të cilësohen një publicitet i mirë për zonën.

rrrrrrr

 

 

 

Pin It