1100 fermerë më shumë përfitojnë nga subvencionet në bujqësi

Rreth 1100 fermerë më shumë do të përfitojnë nga fondi me vlerë 12 milionë dollarë për subvencionet në bujqësi. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural njofton se ka nisur firmosja e kontratave me fermerët projektet e të cilëve plotësojnë kërkesat e vendimit të qeverisë.

Përveç detajeve dhe cilësisë së projektit, kriteri kryesor për përzgjedhjen e fermerëve fitues është pajisja e tyre me NIPT, pronësia mbi token dhe disponimi i sipërfaqeve të mëdha.

Numri i fermerëve që përfitojnë nga fondi i këtij viti është më i lartë se ai i vitit të kaluar. Ky fond përfshin mbështetjen dhe zhvillimin e proceseve të sektorit të bujqësisë që nga prodhimi, grumbullimi dhe tregtimi.

Pin It