Universiteti, 442 programe studimi, ja kushtet e aplikimit në vijim

20140830222409-bursa-studimi-per-studentet-shqiptare-nga-cekia-m_1460270878-1902025

Zbardhet lista e programeve të studimit që duhet të zgjedhin maturantët, duke filluar nga data 1 gusht. Janë 442 programe studimi, përfshirë edhe universitetet private. Këtë vit të gjithë maturantët duhet të zgjedhin 10 degë me të cilat do konkurojnë për në Universitet, përfshirë edhe degët në privat. Ministria e Arsimit sqaron se asnjë maturant nuk mund të vazhdojë një program studimi, përveç atyre që ka zgjedhur. Kjo do të thotë se nëse një kandidat zgjedh 10 degë në universitetet publike, atëherë nuk mund të vazhdojë dot studimet në një universitet privat.
“Kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/ose jopublike. Portali i Matures Shteterore nuk do të pranojë aplikime nga kandidatet të cilet nuk plotesojnë kriterin e notës mesatare, minimum 6, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë”, – thuhet në udhëzimin e MAS.

Ndërkohë këtë vit kandidatët fitues nuk do shpallen në bazë të renditjes së degëve. Fituesit do shpallen në disa degë dhe mund të regjistrohen në degën që dëshirojnë. “Kandidati që është shpallur fitues në më shume se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues. Sekretaritë mësimore të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të giithë kandidatët fitues.

Kandidatët dorëzojnë personalisht, ose nepërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm: Dokumentin e identifikimit.  Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore bashkë me certifikatën e notave. Dy fotografi personale”, theksohet në udhëzimin e ri të publikuar dy ditë më parë.

Pin It