Merkel, politika e pritjes së refugjatëve nuk ndryshon

merkel4-300x200

Gjermania i qëndron besnike idealeve të saj dhe do t’i ofrojë azil atij që e meriton. Sulmet e fundit ishin tronditëse, do të rrisim masat e sigurisë”, ishte kjo deklarata që kancelarja Merkel dha ditën e sotme gjatë një konference për mediat pak ditë pas sulmeve në Myhih dhe Ansbach.
Pavarisht kritikave të shumta Merkel edhe një herë theksoi se politika e pritjes së refugjatëve nuk do të ndryshojë. Duke u ndalur në sulmet e fundit kancelarja u shpreh se është duke u realizuar një plan sigurie ne bashkepunim edhe me Europol. Masat e reja përfshijnë rritjen e forcave të sigurisë vlerësimin e çdo informcioni që jep një alarm të mundshëm.

11 muaj më parë Gjermani ishte një shtet i fortë. Kemi bërë shumë gjëra dhe do të vijojmë të bëjmë. Nuk thashë që do të ishte e lehtë, por do t’ia dalim dhe do ta fitojmë sfidën. Jemi në luftë me ISIS ,por jo me islamin. Terroristët duan që ne të harrojmë atë që është e rëndësishme për ne, të prishin kohezion tonë dhe sensin e bashkimit , dëshirën tonë për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, shtoi Merkel.

Kancelarja ndërpreu pushimet dhe u kthye në Berlin për t’iu përgjigjur kritikave të cilat vënë në pikëpyetje drejtimin e saj sa i përket çështjeve të emigrantëve, dhe sulmeve të fundit.

Pin It