Integrimi, Merkel: Kusht drejtësia. Rama: Procesi të jetë i ndershëm

download

Kryeministri Edi Rama takoi kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën diskutoi rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Merkel uroi Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e ditës së Flamurit, si dhe përgëzoi kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra. Ajo theksoi zbatimin e reformës në drejtësi, si kusht për çeljen e bisedimeve. Kancelarja gjermane nuk tregoi konkretisht nëse do të mbështesë hapjen e negociatave në dhjetor, por kryeministri Rama pas takimit u shpreh i bindur për ndihmën e Gjermanisë në këtë çështje.

“Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer. Duke pasur parasysh dhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE. Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di se kërkohet shumë forcë dhe shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim dhe më hollësisht sesi mund të ndihmojë Gjermania dhe më tej”.

Nga ana tjetër kryeministri Rama falenderoi Merkel-in për mbështethen e vazhdueshme dhe kërkoi ndjekjen e një procesi të ndershëm për integrimin e vendit, duke ngritur shqetësimin se ekzistojnë aktorë të tretë që mund të përpiqen të pengojnë anëtarësimin e Shqipërsë në BE.

“Në hapësirën tonë rajonale, jetojnë edhe aktorë të tretë që duan të shfrytëzojnë çdo vakkum apo problem për të penguar integrimin e vendit. Procesi i anëtarësimit tonë duhet sa më i ndershëm dhe sa më i meritueshëm. Ne nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na e kanë imponuar Berlini apo Brukseli, po na e kanë diktuar etërit tanë të mëdhenj që para 1oo vjetësh për të jetuar në një shtet demokratik që garanton liritë e çdo qytetari. Ky anëtarësim është një borxh për fëmijët tanë.

Në 3 vjet kemi bërë reforma modernizuese. Kemi kaluar këtë vit reformën në drejtësi, që është kyçe për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ne e kemi kryer këtë detyrë Kushtetuese, por vetëm në letër, tani ka ardhur koha për ta zbatuar. Nga ana tjetër, Shqipëria e mbështet kushtin e KE-së për nisjen e zbatimit të ligjit të “Vetting”-ut për gjykatësit dhe prokurorët. Sikundër dhe procesi i 5 prioriteteve është angazhimi ynë deri në anëtarësim në BE”, – u shpreh Rama mes të tjerash.

Pin It