Një Inter i cmendur, Fiorentina në tapet

 

MILAN, ITALY - AUGUST 28:  Mauro Icardi of Internazionale celebrates after scoring the equalizing goal during the Seria A match between FC Internazionale and US Citta di Palermo at Stadio Giuseppe Meazza on August 28, 2016 in Milan, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Është mbyllur java e 14-të e serisë A me ndeshjen Inter-Fiorentina. Një ndeshje spektakolare e fituar nga zikaltrit me rezultatin 4 me 2. Interi bën një nisje sprint dhe shënon 3 gola brenda 19 minutave me Brozovic, Ikardi dhe Kandreva.Ndeshje e mbyllur? Aspak. Fiorentina ngushton diferencën me Kalinic në minutën e 37 të takimit pas një gabimi në pozicionim të Dambrozios. Fiorentina ngelet me një lojtar më pak pasi Gonzalo Rodrigez ndëshkohet me karton të kuq në mbyllje të pjesës së parë pas një faulli në hyrje të zonës mbi Ikardin. Duket cdo gjë e mbyllur por Fiorentina beson ende dhe pas disa rasteve të shpërdoruar nga zikaltrit shënon të dytin me Ilicic pas një gabimi të Handanovic. Rezultati i ngushtë e frikson Interin i cili rezikon të pësojë golin e barazimit por në minutën e 91 Ikardi largon frikën pasi siglon të 4-tin për Interin dhe të dytin personal. Me këtë fitore interi ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe futet në lojë për një vend në Europë.

 

Pin It