Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohen sot në Berlin, Gjermani në orën 14:00.
Temë qendrore e takimet pritet të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë dhe ato rajonale.
“Kancelarja Angela Merkel më 28 nëntor 2016 nga ora 14:00 pret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët, Merkel dhe Rama në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe statusin e afrimit të Shqipërisë në BE”, njofton faqja online e kancelares Merkel.
Ndërkohë nga ky takim pritet të mësohet qëndrimi i kancelares Merkel dhe Gjermanisë ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë, pasi vetëm pak ditë më parë kreu i grupit më të madh parlamentar gjerman, Gunther Krichbaum, deklaroi se nuk do të votojë pro hapjes së bisedimeve pa u plotësuar kushtet. Kryeministri Rama nga ana e tij e ka cilësuar “zë pa mandat” deklarimin e Krichbaum.
Në këtë takim Rama shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe kryetari i grupit të Miqësisë, Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla.