Merkel në garë për një mandat të katërt

merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të garojë për një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit 2017. Der Spiegel shkruan se kancelarja gjermane ka filluar planifikimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme legjislative.

“Ajo është plotësisht e vendosur, me vullnet dhe e gatshme për të kontribuar për forcimin e rendit liberal ndërkombëtar,” u shpreh Norbert Roettgen, anëtar i Partisë Kristian Demokrate.

Mediat e huaja shkruajnë se Angela Merkel  synon që njëkohësisht të zgjidhet edhe presidente e parisë CDU gjatë kongresit që do të zhvillohet në dhjetor dhe më pas të kandidojë për mandatin e katërt të kancelares gjatë legjislativeve.

Pin It