Juventus fillon shkëputjen, Roma bie në Bergamo në pritje të derbit të Milanos

serie-a-tim-1617

Juventus fillon shkëputjen në krye të kampionatit Italian pas humbjes që skuadra e Romës ka pësuar kundër skuadrës së Atalantës në fushën e kësaj të fundit. Kryeqytetasit kanë lozur një pjesë të parë të nivelit të lartë në të cilën kaluan në avantazh me Perotin. Në pjesën e 2 skuadra e Romës sikur nuk është paraqitur në fushën e blertë ku skuadra e Atalantës shënoi 2 herë me Kaldara dhe Kesi duke marrë 3 pikët dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 3 në pritje të derbit të Milanos. Skuadra e Romës gjendet në vendin e 2 me 26 pikë dhe shikon vendin e 1 ti largohet me 7 pikë pas fitores së mbrëmshme të Juventusit kundër Peskarës. Vend i 2 i cili i rrezikohet pasi skuadra e Milanit duhet të lozë derbin sot në mbrëmje kundër Interit dhe në rast fitoreje do të ngjitej në vend të 2. Nje serie A gjithmonë e më shumë nën dominimin e Juventusit.

Pin It