Celsi fiton dhe ngjitet në krye të Premier Ligës

conte
Pas 12 javësh në Premier Ligën Angleze Antonio Konte merr kryesimin. Në pak muaj ish tekniku i kombëtares italiane ka ringritur skuadrën e Celsit nga rrënojat e sezonit të kaluar me Murinjon. Fitorja me rezultat të ngushtë në Riversajd Stadium të Midëllsbro i katapulton blutë e Londrës në krye: +1 pikë mbi Liverpulin dhe Sitin, +3 mbi Arsenalin, + 4 mbi Totenhamin dhe + 9 pikë mbi Junajtid dhe Everton. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Diego Kosta pak minuta para mbylljes së fraksionit të parë të ndeshjes me një gjuajtje në ajër me të majtën në zonën e portierit kundërshtar. Në pjesën e 2-të Celsi kontrollon ndeshjen dhe rrezikon të shënojë të dytin me Pedro i cili godet traversën. Një Premier Ligë vërtet spektakolare këtë sezon futbollistik

Pin It