Allahu është i butë dhe i pëlqen butësia në çdo gjë…

“Në Sahih Al-Bukhari, koleksionin e thënieve autentike të Profetit Muhamed as., raportohet se ai ka thënë: “Allahu është i butë dhe i pëlqen butësia në çdo gjë” (6601). Nga familjarët dhe shokët e Profetit a.s mësojmë se, pavarësisht të qenit prijës fetar, ekonomik, dhe ushtarak i muslimanëve gjatë jetës së tij, Profeti Muhamed a.s nuk ishte kurrë i zënë për t’u tregur i butë dhe i dashur. Kur i vinin vizitorë, ai i mirëpriste gjithmonë për aq kohë sa të donin të qëndronin. Kur i jepte dorën dikujt, nuk ishte kurrë i pari që e lëshonte atë.  Profeti a.s ishte i dashur dhe i ëmbël me gratë dhe miqtë e tij. Jetimët, të moshuarit dhe të paaftët, fëmijët, gratë dhe kafshët –histori pa fund janë transmetuar mbi kujdesin që Profeti a.s tregonte ndaj këtyre pjesëtarëve të komunitetit të tij dhe rëndësisë që i kushtonte shfaqjes së butësisë.”

-Cassie Williams

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It