Mesazh për gjithë universin…

Kur’ani është, vërtet Mesazhi për ty dhe për bashkësinë tënde” [Kur’an, 43:44].

Kurani është mrekullia e Zotit për Profetin. Mrekulli të dhëna nga Zoti patën edhe Isai e Musai, por ato qenë vetëm sa ata qenë gjallë. Mrekullia që iu dha Profetit Muhamed është edhe pasi u nda nga kjo jetë, është e gjallë dhe e përhershme, deri në Ditën e Kiametit. Ka më se 1400 vjet që është ashtu siç ka zbritur, pa iu hequr e shtuar as edhe një shkronjë. Ka më se 1400 vjet që i mëson njerëzit e i çon drejt së Vërtetës. Zbritja e Kuranit e lartëson shumë gradën e Profetit (edhe të njerëzve përreth tij, në gjuhën e të cilëve u shqiptua), duke e bërë atë të përmendur përgjithmonë në historinë botërore. Profeti erdhi si drita e Diellit (siraxh) për të ndriçuar tërë botën [Kur’an, 71:16]. Krahasimi është plotësisht i gjetur: kur lind dielli, dritat e tjera (më të dobëta) zbehen para dritës së tij. Kështu është fjala e përcjellë nga ai, Mesazhi i Islamit, Kurani – është dritë për gjithkënd, për gjithë universin, për gjithkah e përgjithmonë.

Pin It