“Alo” për shërbimet publike, 118 00 në ndihmë të qytetarëve për të shmangur radhët

602b3e6da8d9c92718e4810455de5c74

30 deri në 60% e qytetarëve që mbajnë radhë para zyrave të shtetit shkojnë atje thjesht për të marrë informacion dhe jo një shërbim të caktuar. Por tashmë në dispozicion të tyre do të jetë një numër kombëtar, ku mund të informohen për rreth 400 shërbime nga 1400 që ofron shteti gjithsej.

“118 00 është numri ku secili nga sot mund të telefonojë për të bërë tre pyetje të thjeshta, më duhet ky shërbim publik, cfarë dokumenttash duhet të kem me vete, ku dhe kur mund ta marr shërbimin dhe sa më kushton”, deklaroi ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

Ministrja Harito thotë se “call centeri” do të jetë i disponueshëm për qytetarët nga e hëna në të shtunë nga ora 7 deri në orën 21:00. Operatorët ofrojnë informacione mbi shërbimet e 10 institucioneve, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tek Qendra Kombëtare e Biznesit.

 

Pin It