Andaluzia në kulmin e lulëzimit të saj, “gjelbërim në fund të verës”

Andaluzia në kulmin e lulëzimit të saj

“gjelbërim në fund të verës”

Myslimanët po bënin arritje të mëdha dhe të kishin influencë shumë të thellë mbi njerëzit e të gjithë planetit. Njerëzit nga çdo anë e botës dërgonin fëmijët e tyre në universitetet që ofroheshin në shtetet Islame, jo vetëm në Andaluzi, por edhe në Afrikën Veriore, në Kairouan ( Kairo), në Bagdat e kudo në botën Islame që të fitonin edukim dhe dije. Dija në këtë qytet ishte  shumë e rëndësishme, aq sa vetëm në bibliotëkën private të Kalife Hakimi II gjendeshin më shumë se 400.000 libra. Rreth viteve 1027-1031 Kalifja Hishami III merr një letër nga  mbreti i Anglisë Xhorxh II në të cilën thuhej:

” Nga mbreti I Anglisë Xhorxhi II, për Kalifin e myslimanëve në mbretërinë e Spanjës, hirësia e tij Hishami III.

Na kanë informuar që në shtetin tuaj, shkenca, dija, teknologjia dhe industria janë shumë të zhvilluara. Kështu ne kemi menduar që të dërgojmë të rinjtë e vendit tonë të studiojnë dhe të përfitojnë prej dijeve dhe intelektit tuaj, për aq kohë sa vendi jonë është në errësirë totale. Ne shpresojmë që duke na dhënë mundësinë të ndjekim hapat tuaj, të ndriçojmë njerëzit tanë me sadopak dije. Mbesa ime, Princeshë Dorbanda dhe një grup vajzash të reja Angleze, dëshirojnë të jenë pjesë e stafit tuaj studentor duke shpresuar që të përfitojnë sa më shumë prej thesareve të dijeve që ju zotëroni. Princesha e re ka një dhuratë për ju, për të cilën do ndjeheshim shumë të nderuar nëse e pranoni.

Shërbëtori  juaj i bindur, Xhorxhi II. ”

Është bërë një studim së fundmi në vitin 2000, i cili kishte marrë përsipër të vëzhgonte si kishte qenë bota ne vitin 1000 dhe ishte shumë  interesant fakti që kishin konstatuar se në atë peridhë në botë ishin vetëm 280 milion njerëz. Por ajo që e bënte më mbresëlënës studimin ishte fakti që paraqiste dhjetë qytetet më të mëdha në botë:

  1. Kurtuba (qyteti më i madh në botë në vitin 1000)
  2. Kaifeng (në një zonë të Kinës)
  3. Kostandinopoli ( kryeqendra e perandorisë Bizantine)
  4. Angkor ( Kamboxhia)
  5. Kyoto (Japonia)
  6. Kairo (Egjipt)
  7. Bagdati
  8. Nejshabur ( Irani i sotëm)
  9. Al-Hassa ( Arabia e sotme)
  10. Isfahan (Persia)

Në shumë libra historie thuhet se kjo periudhë ishte periudha më e errët e historisë së njerëzimit e cila u shua diku rreth shekullit të pestë dhe nuk u kthye më deri në shekullin e pesëmbëdhjetë me Rilindjen Evropiane. E vërteta është se, që prej shekullit të shtatë deri në shekullin e shtatëmbëdhjëtë, myslimanët kanë dhenë një kontribut të paçmueshëm, në shkencë e në çdo aspekt tjetër të civilizimit modern. Nëpërmjet Andaluzisë perëndimit iu bënë të njohura këto produkte:

Pambuku, letra, pasqyra, llambat rrugore, kripa, qelqi me ngjyrë, mëndafshi, sateni, piperi, kanella, peceta, deordoranti, linoja, kartëmonedhat, pullat e postës, ora, tjengullat prej qeramike, acidin nitrik e citrik, sapunin, laboratoret e astronomisë, kompastin, vizore, mullinjtë e erës, ujin e trëndafilit, mbi 200 pajisje kirurgjikale, nektarin e frutave, tapetet dhe sixhadet, syzet, perdet, porcelanin. Formulën kryesore për të zgjidhur ekuacionet e fuqisë së tretë, ekuacionet trigonometrike, përshkruan qendrën e gravitetit, hidrometrin, aerometrin, balancën, atomin të lëndës, procesi i kristalizimit, distilimit, filtrimit, pigmentimit, shkrirjes, metodat e shkrirjes së hekurit, përpunimit të metalit, ngjyrosjen e rrobave dhe tekstileve, vajin,. Kanë emërtuar 200 yje me emra arabë, provuan që bota është  e rrumbullakët, përshkruan 130 sëmundje të syve,  zbuluan rrugë të reja dhe projektuan hartat e para, enciklopeditë etj. Duke vëzhguar disa prej shkencave të cilat e kanë origjinën prej myslimanëve, studiuesit kanë nxjerrë në pah fakte mahnitëse dhe të rralla. Algjebra, është një fjalë Arabe Al- xhabr, Anestezia, Biologjia, Botanika, Kardiologjia, Hartografia, Kimia, Dermatologjia, Ekologjia, Emriologjia, Etnografia, Gjeografia, Gjeologjia, Gjinekologjia.  Fiziologjia Humane, Metalurgjia, Mineralogjia, Shkencat Moderne, Mjekësia Moderne, Aritmetika Moderne, Optika, Ortopedika, Patologjia, Parasitologjia, Farmaceutika, Psikiatria, Psikologjia, Sociologjia, Toksikologjia, Trigonometria, Urologjia, Mjekësia Veterinare, Zoologjia, etj. janë studiuar dhe bërë të ditura fillimisht prej myslimanëve. Por kur kthehemi pas në kohë, shohim që janë prerë të gjitha rrënjët e këtyre shkencave.Sipas studimeve të historianëve,  myslimanët jo vetëm i zbuluan dhe zhvilluan këto shkenca, por çuan para edhe shkencat e tjera te zbuluara  më parë, si Akustika, Agronomia, Anatomia, Astronomia, Matematika, Elektrokimia, Inxhinieria, Gjeometria, Gjenetika, Gjeofizika, Fizika, etj.

Kështu periudha e Rilindjes ishte një frymëzim prej Andaluzisë dhe civilizimit që kishin arritur të sillnin myslimanët. Evropianët mësuan pothuajse çdo gjë prej myslimanëve të Spanjës dhe i përshtatën sipas kulturës dhe fesë së tyre. Përkthyen librat e mjekësisë të cilat i përdorën deri në shekullin e XVIII. Edhe pse e harruar nga historia e që mësohet nëpër institucionet arsimore të ditëve të sotme, faktet të zbuluara prej vetë historianëve vërtetojnë që bota nuk do kishte pasur zhvillimin e sotëm nëse nuk do kishin qenë shkencëtarët myslimanë, të cilët të frymëzuar prej Kur’anit Fisnik dhe jetës së Profetit (s.a.s), arritën të ndriçonin dhe civilizonin botën.

Përktheu : Marinela Kullolli

Pin It