Shumë netë pa gjumë ndikojnë negativisht në tru

Shumë studime kanë treguar se zvogëlimi i orëve të gjumit, qëllimisht apo jo mund të ndikojë negativisht në trupin dhe trurin e njeriut. Nëse bëni gjumë të çrregullt për disa netë me rradhë, duhet të kontrolloni sheqerin në gjak dhe të inkurajoni veten që të konsumoni sa më shumë ushqim.

Sipas BBC, në raste më serioze duhet të bëni edhe analiza për të parë nëse keni ndonjë shqetësim.

Para disa vitesh, Trust Me I’m a Doctor bërë një eksperiment me Universitetin Surrei ku i kërkoi disa personave që të flejnë një orë më pak për një javë.

Dr. Simon Archer që ndihmoi për këtë eksperiment zbuloi se një orë më pak gjumë në natë mund të ndikojë në shëndetin e njeriut, duke përshirë disa sëmundje të lidhura me inflamacionin dhe diabetin.

Pin It