Apple patentoi një tastierë rezistente ndaj thërrimeve të ushqimit

Për ata që kanë MacBook përvoja e të ngrënit mbi laptop mund të rezultojë e bezdisshme. Ka rrezik që thërrimet të bien mbi ose nën tastet sipërfaqësore dhe t’i çaktivizojnë në një mënyrë të tillë që shkrimi të kthehet në një punë titanike. Mund të bësh gishtin copë duke u përpjekur të ndërrosh shkronjat nga kapitale në të vogla apo të shtypësh një komandë. Ekzistojnë metoda alternative për ata që duan të mbrojnë tastet kundër thërrimeve si mbrojtëset prej gome, me të cilat mund të evitosh çfarëdo lloj kontakti. Megjithatë këto mbrojtëse janë të shumë të brishta dhe nuk e zgjidhin problemin.

Tastiera e MacBook-ut është një pritës për të gjitha mbeturinat që konsumoni dhe kjo është arsyeja se pse Apple është përpjekur t’i gjejë një zgjidhje për gati dy vite. Shoqëria prezantoi një patentë për një tastierë rezistente ndaj mbeturinave. Patenta ka një seri risish për tastierën e MacBook-ut si vendosja e izolantëve mes tasteve dhe për të mbuluar hapsirat mes dy shtresave dhe instalimi i një membrane që liron ajrin sa herë që shtypet një tast duke i larguar ato nga qoshet dhe nga çarjet. Megjithatë ekzistenca e një patente nuk garanton krijimin e menjëhershëm. Apple nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen e kësaj risie.

Pin It