Arra dhe mjaltë, kombinimi i përsosur për shëndetin

Kombinimi i arrave me mjaltë, mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë natyrale, për të kuruar një sërë problemesh shëndetësore.

Ky kombinim mbart një sërë vitaminash dhe mineralesh, karbohidrate dhe proteina, të cilat ofrojnë një sërë dobish. Ky kombinim, ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Përgatitja e këtij kombinimi është shumë e thjeshtë, mjafton të përzihen gjysmë kilogramë arra me gjysmë kilogramë mjaltë, duke shtuar edhe pak lëng limoni, ku si pasojë e përzierjes duhet krijuar një masë homogjene.

Konsumoni nga një lugë nga kjo përbërje tre herë në ditë, nëse vuani nga anemia. Në rast se vuani nga tensioni i lartë, konsumoni 20 gramë nga kjo masë për 45 ditë me radhë.

Ekzistojnë edhe dy dobi të tjera nga ky kombinim, pasi kuron dhimbjen e kokës dhe pagjumësinë.

Nëse vuani nga dhimbja e kokës konsumoni deri në dy lugë në ditë, ndërsa nëse vuani nga pagjumësia tretni 20 gramë në gjysmë gote ujë të nxehtë dhe pijeni para se të bini për të fjetur.

Pin It