Arsyet që shkaktojnë dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës është nga shqetësimet më të përhapura të kohëve të fundit. Pas dhimbjes së kokës mund të fshihen shkaqe të ndryshme dhe në disa prej tyre është mirë që të ndërhyhet sa më shpejt. Ja disa prej shkaktarëve të dhembjes së kokës:

1- Sinoziti – Sinoziti është një inflamacion i sinuseve paranazale që simptomë kryesore ka dhimbjen e kokës. Për shkak të inflamacionit, mukozat bymehen dhe ato kanë tendencë të ngecin në zgavrën e hundës. Kjo krijon një dhembje koke me shenja veçanërisht të njohura: kush vuan nga sinoziti, ndien dhembje në ballë dhe midis vetullave, por dhembja mund të përfshijë edhe sytë, kockat e nofullat. Nëse në bazë të dhembjes së kokës qëndron sinoziti, shqetësimi manifestohet me më shumë frekuencë në mëngjes.

2- Stresi – Një shkak shumë i përhapur i dhimbjes së kokës është stresi, një problem i shoqërisë moderne. Pasojë tipike e stresit është dhimbja e kokës prej shtrëngimit të muskujve të qafës. Në këtë rast, dhimbja e kokës nuk është pulsuese, por konstante.

3- Tretja -Nëse vuani nga mostretja e ushqimeve, me siguri keni probleme të herëpashershme edhe me dhimbjen e kokës. Stomaku dhe koka janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndaj duhet të tregoni kujdes.

4- Dhëmbët – Pas dhimbjes së kokës, ndonjëherë fshihen edhe problemet dentare. Në këtë rast, ajo mund të ndodhë konkretisht nga dhëmbët e prishur, të parregulluar mirë, të cilët mund të çojnë në kontraktimin e muskujve të qafës dhe nofullës.

5- Sytë – Dhëmbët nuk janë të vetmit të cilët mund të shkaktojnë dhimbje koke, por edhe sytë. Nëse dhimbja e kokës e ka origjinën te sytë, ajo në mënyrë të veçantë shfaqet gjatë kohës që jeni duke bërë detyra të cilat kërkojnë përqendrim vizual, si leximi.

6- Kompjuteri -Edhe orët e shumta që kaloni para monitorit të kompjuterit janë shkaktare të dhimbjes së kokës. Për të eliminuar këtë fakt do të mjaftonte që të bëni pushime të shkurtra çdo një orë.

7- Aromat – Nëse dhimbja e kokës ka filluar gjatë kohës që keni qenë në parfumerinë tuaj të preferuar, atëherë ka shumë mundësi që shkaktare të kenë qenë aromat. Osmofobia, ndjeshmëria ndaj aromave, është më e përhapur te femrat, ndërsa ajo nuk është një fobi e thjeshtë. Ndërkaq jo vetëm parfumet, por edhe aromat e forta të ushqimit, të kafesë, duhanit etj., mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Pin It