At Zef Pllumi, “Nderi i Kombit” që “Rrnoi për me na tregue”

7 prilli përkujton lindjen e një njeriu që njehet  dhe që e duan të gjithë. At Zef Pllumi lindi në vitin 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”. Në vitin 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”, e cila pas një ndërprerjeje deri në vitin 2003. Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Erazmo Balneo”. Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarve me çmimin “Penda e Arte”.

“Rrno vetëm për me tregue” është një libër i At Zef Pllumit i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese “Hylli i Dritës”. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i “Rrno vetëm për me tregue”. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997. Redaktori i librit, sikundër edhe në dy vëllimet e para, është Aurel Plasari.

– E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!,- thotë Át Zef Pllumi në një intervistë.

Ky verset i mbajtur mend nga Át Pllumi u bë titulli i librit që do ishte dëshmia e terrorit komunist, nga një i mbijetuar. Befasues për nga përshkrimi, mbresëlënëse kujtesa mbinjerëzore e autorit për çdo detaj, ky libër është një dokument dhe monument për historinë e asaj kohe të parë nga sytë e Át Zef Pllumit.

Pin It