Austria do të njohë vitet e punës së shqiptarëve

ddddd

Austria do të njohë kontributet shoqërore për shqiptarët që kanë punuar në këtë shtet. Shqipëria dhe Austria ranë dakord për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes dy vende, e cila do të nënshkruhet së shpejti nga të dy palët.

Ministri Blendi Klosi dhe ministri austriak i Punës Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Alois Stoger, zhvilluan një takim në Austri gjatë të cilit folën për bashkëpunimin e dy shteteve, veçanërisht në fushën e arsimit profesional dhe shërbimeve sociale.  Ministri austriak vlerësoi përpjekjet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për lidhjen e tregut të punës me arsimin profesional.

Në takim u vendos që Austria do të mbështesë dy shkolla të hoteleri-turizmit në Sarandë dhe Korçë për shndërrimin e tyre në shkolla model.

Midis reformave sociale që të dy shtetet po ndërmarrin është edhe njohja e viteve të punës të shqiptarëve që kanë punuar disa vite në Shqipëri dhe disa vite në Austri.

Pin It