Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës nis edicionin e 11-të

987

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës nis të mërkurën në mbrëmje edicionin e 11-të të tij në qytetin e Durrësit. Ky festival organizohet nga Shoqata “Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare” dhe për dy javë do të sjellë muzikë të përzgjedhur nga instrumentistë shqiptarë dhe të huaj.

Drejtorja e këtij festivali, violinistja Nevila Kalaja, tha se janë programuar 6 koncerte përgjatë këtyre dy javëve, të cilat do të krijojnë një marrëdhënie të veçantë mes instrumentistëve dhe publikut në mjediset e Muzeut Arkeologjik. Mbrëmjen e sotme festivali do të çelet nga tre artiste italianë të cilët do të interpretojnë në klarinetë, oboe dhe piano.

Një nga veçantitë e këtij festivali do të jetë edhe koncerti i ansamblit “Stinët”, që drejtohet prej disa vitesh nga dirigjenti dhe flautisti italian Luciano Condina.

Pin It