Qeveria duhet të ulë borxhin, nuk ka rritje pagash e pensionesh

Buxheti do të rishikohet në korrik, por rritja e pagave dhe pensioneve nuk do të jetë pjesë e tij, për arsye se qeveria synon uljen e borxhit. Kështu deklaroi Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe.

Sipas saj një rritje në këtë drejtim mund të jetë pjesë e buxhetit të vitit 2017. Prodani tha se Qeveria ka 2.3 miliardë lekë detyrime të papaguara, 1 miliard prej të cilave janë gjyqësore dhe 1.3 janë punë të kryera të progresuara nga investitorët të cilat do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

Më tej ajo tha se situata po monitorohet për të mos u përkeqësuar gjendja e borxhit të trashëguar dhe se qeveria po planifikon politikat fiskale që duhen ndjekur për të përmbushur kërkesat e FMN-së.

Pin It