Babi, të falemnderit! Ti më mësove sa të varfër jemi ne…

“Një njeri i pasur vendosi të dërgojë të birin për shëtitje në një fshat të varfër, që të shohë si jetojnë të varfërit. Kaluan disa ditë e disa netë në një fermë në të cilën jetonte një familje e varfër.
Në të kthyer i biri tha: “Shëtitja ishte e shkëlqyer!”

Babai i thotë: “E pe si jetojnë të varfërit?” Djaloshi i thotë: “Po”. I ati shton: “Më thuaj, çfarë mësove nga kjo shëtitje?” Djaloshi gjithë vendosmëri thotë: “Vura re, se ne kemi vetëm një qen, ndërsa ata, të varfërit kishin katër. Ne kemi një pishinë me ujë në mes të kopshtit, ndërsa ata kanë burime të pakufishme të ujit. Kemi blerë llamba që ta shëndrisim kopshtin, ndërsa ata kanë yjet që shëndrisin qiellin. Oborri i shtëpisë sonë përfundon tek kopshti i përparmë, ndërsa tek ata nuk ka fund.

Ne kemi një hapësirë të vogël në të cilën jetojmë, ndërsa ata kanë hapësira që tejkalojnë fushat. Ne kemi shërbëtorë që na shërbejnë, ndërsa ata e shërbejnë njëri tjetrin. Ne blejmë ushqim, ndërsa ata hanë nga të mbjellat e tyre. Ne kemi mure të larta që na mbrojnë, ndërsa ata kanë shokë që i mbrojnë.  Babai i ngrirë prej fjalëve të të birit e dëgjonte në heshtje. I biri tha në fund: “Babi, të falemnderit! Ti më mësove sa të varfër jemi ne…”

Pin It