Bakteret, ‘mysafirët’ e trupit tonë

Mikrobet janë kudo, tek telefoni tek uji që pimë, janë tek duart tona para se t’i lajmë ato, por janë tek duart tona edhe pasi i lajmë ato. Miliona vite më parë në bëmë një “pakt” me mikrobet, duke i strehuar dhe mbrojtur ato brenda trupit tonë dhe nga ana tjetër ato kanë “punuar” në të mirë të trupit tonë.

Por sa më shumë mësojmë për këtë partneritet aq më shumë kjo marrëdhënie na duket si një luftë e ftohtë. Që në momentin kur lind trupi ynë pushtohet nga miliona baktere dhe kjo është një pjesë e rëndësishme për shëndetin tonë. Fëmijët që lindin me operacion, pra lindje jo natyrale kanë një shkallë më të lartë rreziku të kenë azmë, sëmundje imunitare dhe leucemi.

Ne kemi 3 kategori ‘misafirësh’ mbi dhe brenda trupit tonë:

1.Baktere që bëjnë punën e tyre dhe trupi jonë nuk i kushton shumë rëndësi. Duke qenë aty ato zënë hapësirat dhe shërbejnë për të mbajtur nën kontroll ‘të paftuarit’.

2.Baktere që na dëmtojnë por me të cilët kemi mësuar të jetojmë, si psh. bakteret që krijojnë acid dhe që çojnë në prishjen e dhëmbëve nëse nuk i pastrojmë shpesh. Por edhe pse ne përpiqemi këto lloj bakteresh nuk do të zhduken kurrë plotësisht.

3.Mikroorganizma miqësorë që trupi ynë do që ti ketë dhe që jetojnë në zorrët tona. Këto mikroorganizma na ndihmojnë të tresim ushqimin dhe tresin gjëra që zorrët tona nuk i tresin dot të vetme.

Ne duhet të kuptojmë se sa shumë bakteret influencojnë sjelljen tonë. Nëse ne ushqehemi për një periudhe të gjatë me ushqime jo të shëndetshme (patate, sandwich…), bakteret në zorrët tona që pëlqejnë këtë lloj ushqimi do të shumohen e do ti zënë vendin baktereve që pëlqejnë ushqim të shëndetshëm. Por më e frikshmja është se këto baktere do ti dërgojnë sinjale trurit tonë që të vazhdojë të ushqehet në këtë mënyrë, duke u futur në një rreth vicioz.

 

 

Shkencëtarët thonë që ky cikël mund te ketë një rol shumë të madh në rritjen e obezitetit. Por nëse ju do të konsumoni më shpesh ushqime të shëndetshme, atëherë bakteret “e shëndetshëm” do të shumohen në organizmin tuaj duke kërkuar pikërisht këtë lloj mënyrë të ushqyerit. /Tiranapost.al/

 

 

 

 

 

Pin It