Studim: Bankomatët, mbartës kryesor të mikrobeve

gggg

Studimet e fundit nga Universiteti i New Yorkut tregojnë se bankomateet janë burim i shumë mikrobeve që përcillen nga lëkura e njeriut, të cilat deri tani ishin gjetur kryesisht në ambiente të shtëpive, në ushqime. Studimi është kryer në 66 makina ATM në tetë lagje të New Yorkut në Manhattan, Queens, Brooklyn,

Drejtori i Qendrës për Gjene dhe Biologji, Jane Carlton thotë se bankomatët mbartin mikrobe virsuale të njerëzve, të atyre që merren nga prekja e gjësendeve të tjera dhe janë vendet më të përshtatshme për zhvillimin e mikrobeve.

Që çdo tastierë e bankomatëve në New York City është shfrytëzuar më shumë gjasa nga qindra njerëz çdo ditë (që mund të vijnë në kontakt me ajrin, ujin, dhe mikrobet nga sipërfaqe të ndryshme urbane), është treguesi më i mirë se çfarë mikrobe përcjell komuniteti, thotë kështu bashkautori i studimit Maria Gloria Dominguez-Bello, një profesor i asociuar në NYU, Shkolla e Programit të Mjekësisë

“Gjithashtu, nga studimi del se në tastet e bankomatëve është arritur të merret edhe ADN-ja e njerëzve, duke siguruar një rekord të ri të vërtetuar të burimeve mjedisore të mikrobeve”, ka thënë autori i studimit, Carlton.

Pin It