Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia do të bashkëpunojnë për të rritur punësimin përmes ngritjes së një rrjeti të përbashkët të arsimit profesional. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se në dhjetor do të hapet zyra e përbashkët për shkëmbimin e eksperiencave dhe unifikimin e diplomave të formimit profesional në këto shtete.
Klosi tha se një gjë e tillë do të rrisë shanset për punësim në të ardhmen dhe do të mundësojë një konkurrencë të barabartë në rajon.
“Në takim me homologet e rajonit në dhjetor do propozoj ngritjen e rrjetit të përbashkët i shkollave dhe formimit profesional. Do shkojmë drejt unifikimit të diplomave dhe certifikimeve të formimit profesional rajonal. Kemi nevojë për unifikimin e tregut të punës, për konkurrencë të barabartë në rajon. Vetëm një treg rajonal pune me punonjës të kualifikuar, me kurrikula të barabarta për të gjithë rajonin, do ta përfshijë më shpejt në tregun europian të punës. Projekti austriak në tre shtete tregoi se tregu i përbashket rajonal ka nevojë të ecë më shpejt se politika”, tha Klosi.