BBC: Përse flemë?

USA, New Jersey, Jersey City, Man sleeping in bed

Është e habitshme të mendosh sesi ne e shpenzojmë kohën e jetës sonë. Sipas disa llogaritjeve një njeri rreth të 78-ave, 25 vite prej tyre i harxhon duke fjetur. Duke parë sesa shumë kohë kalon në njeri në gjumë, një pyetje  na vjen në mend: Sa gjatë mund të rrimë ne zgjuar dhe cilat janë pasojat e pagjumësisë?

Çdo njeri i shëndetshëm që mund ta provojë personalisht sesi është të rrish pa gjumë, do ta kuptojë. “Nevoja për të fjetur do ta mundë nevojën për të ngrënë” thotë Erin Hanlon, një profesore asistente në universitetin e studimit të gjumit, metabolizmit dhe shëndetit në Çikago. “Truri juaj do të bjerë në gjumë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për të qëndruar i kthjellët.”

Përse flemë?
Domosdoshmëria për të fjetur e bën këtë çështje edhe më misterioze. “Funksioni i qartë i gjumit mbetet për t’u sqaruar”, thotë Hanlon. Ajo thotë, se ka diçka rreth gjumit që mesa duket i jep komandën “rivë” sistemit të trupit tonë. Për më tepër, studimet kanë treguar se, gjumi i mjaftueshëm promovon shërimin, funksionin imunitar, metabolizmin e duhur, dhe shumë më shumë, e cila është ndoshta arsyeja pse ndihemi të rifreskuar pas një gjumi të mirë.

Në anën tjetër, dremitja e pamjaftueshme është një ndër shkaktarët e diabetit, sëmundjeve të zemrës, obezitetit, depresionit e shumë sëmundjeve të tjera. Për të kuptuar sesi afrohen këto pasoja, gjumi na jep disa shenja siç janë: mungesa e energjisë, djegia e syve, qepallat e rënda, etj.

Nëse përpiqemi të luftojmë gjumin atëherë do të përballemi me mungesën e përqendrimit dhe dëmtimin e memories afatshkurtër. Nëse i injorojmë këto efekte anësore dhe rrimë zgjuar, truri jonë do të pësojë kriza. Do të bëhemi paranojakë dhe do të shohim objekte që nuk ekzistojnë, do të shohim halucinacione. Këtë i ka konfirmuar edhe drejtori i Universitetit të Kalifornisë në San Diego, i cili studion gjumin. Shumë studime kanë dokumentuar një rënie paralele të trupit gjatë privimit të gjumit. Hormonet e stresit të tilla si adrenalin dhe kortizol pësojnë rritje në gjak, nga ana tjetër shkaktojnë ngritjen e presionit të gjakut. Megjithatë studimet kanë treguar se këto sëmundje janë të përkohshme nëse gjumi rikthehet në sistem.

Young woman with eyes closed, head in hands, close-up

Kur perdet nuk mbyllen kurrë

Po sikur gjumi mos vijë kurrë? Ekziston një sëmundje e rrallë gjenetike e njohur si Fatal Familial Insomnia (FFI) e cila përfaqëson pagjumësinë ekstreme. Rreth 40 familje në botë kanë sëmundjen FFI në genet e tyre. Një gen i sëmurë shkakton proteinat e trurit të ngecin në gracka dhe të humbasin funksionin e tyre primar. Këto gracka janë në formën e vrimave të djathit zvicerian dhe dëmtojnë talamusin. Një i prekur nga kjo sëmundje nuk arrin të çlodhet dhe si pasojë has simptoma si pupila të zvogëluara të syrit dhe djersitje masive. Pas pak javësh, viktimat e kësaj sëmundjeje pësojnë vegime, ecin somnambul, kanë lëvizje të pavullnetshme të muskujve të cilët herë pas here bien në gjumë, humbasin në peshë dhe mund të vdesin. Megjithatë, pagjumësia në vetvete nuk është menduar të jetë një agjent vdekjeprurës, sepse FFI të çon në dëmtimin e përhapur të trurit. “Nuk është humbja e gjumit e cila i vret këta individë”, thonë studiuesit. Kjo mënyrë pagjumësie, shpesh e përdorur si taktikë torture tek të burgosurit nuk ka shkaktuar vdekjen (edhe pse ata vuajnë tmerrësisht).

Studime nga Allan Rechtschaffen në Universitetin e Çikagos në vitet 1980 i cili ka vendosur disa minj në një tabaka me ujë që rrotullohej dhe nuk i lejonte ata të flinin, rezultoi se pas një muaji përpjekjesh e eksperimentesh, të gjithë minjtë ngordhën. Me shumë gjasa, stresi dhe përpjekjet për të fjetur rreth 1000 herë në ditë i ka vrarë ata. Ndër simptomat e tjera, minjtë shfaqën çrregullime në temperaturën e trupit dhe humbje në peshë, pavarësisht oreksit në rritje. Ky është problemi në interpretimin e studimeve të gjumit mbi njerëzit dhe kafshët: nuk mund të privosh një person ose një kafshë për gjumë bashkëpunimin e tyre dhe nuk imponosh një sasi të mjaftueshme të stresit”, thotë Siegel. Nëse vdekja ndodh, pyetja është: “Kush është shkaktari, stresi apo humbja e gjumit? “Ky nuk është një studim i thjeshtë”.

Jumping toast bread - Wake up!

Zgjohu, zgjohu!

E gjitha kjo mund të bëjë që shumë njerëz të eksplorojnë kapacitetin e të qëndruarit pa gjumë, por pyetja tjetër është: sa gjatë mund të qëndrojmë zgjuar? Deri më sot, rekord pagjumësie ka shënuar 17-vjeçari, në atë kohë, Randy Gardner një student në San Diego të Kalifornisë. Për një projekti shkencor në vitin 1964, Gardner mundi të rrinte zgjuar për rreth 11 ditë ose 264 orë. Rekord tjetër më vonë në vitin 1977, shënoi një grua britanike e cila qëndroi në një karrige rrotulluese për 18 ditë.

Në përgjithësi, juria vlerëson sesa një njeri mund të qëndrojë zgjuar, por kjo nuk është diçka e mirë. Si pasojë në dhjetë vitet e fundit Libri i Rekordeve Guinnes e ka hequr këtë rekord nga klasifikimi.

 

Pin It