Kalendari historik, 19 tetor

the-united-states-declaration-of-independence-american-flag-square-wingsdomain-watermark

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi. Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flotës detare franceze. Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi. Ai mendonte se qendresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marrshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pashpalosur në shenjë humbjeje. Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur.

1801_antoine-jean_gros_-_bonaparte_on_the_bridge_at_arcole

1812 ­ Trupat franceze nën Napoleon Bonapartin fillojnë tërheqjen e tyre nga Moska, duke shënuar një pikë kthesë në luftërat napoleonike. Miti i Napoleonit si “i pathyeshmi” u trondit rëndë, dhe hegjemonia franceze në Europë u dobësua në mënyrë dramatike. “Grande Armee”, e përbërë nga trupat franceze dhe forcat aleate, u pakësua shumë dhe shkaktoi një ndryshim të madh në politikën evropiane. Prusia, aleate e Francës, pasohet së shpejti nga Austria, që dalin nga aleanca ­ dhe kështu raporti i forcave ndryshoi, duke shkaktuar luftën e një koalicioni prej 6 vendesh kundër Napoleonit të parë.

max-planck-1858-1947

1900 ­ Max Planck, në shtëpinë e tij në Grunewald, në periferi të Berlinit, zbulon ligjin e çlirimit të materies së zezë (Ligji i Plankut). Ai dha shumë kontribute në fizikën teorike, por fama e tij mbështetet kryesisht në rolin si autor i teorisë kuantike. Kjo teori revolucionarizoi të kuptuarit e proceseve atomike dhe nënatomike, ashtu si teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit revolucionarizoi të kuptuarit e hapësirës dhe kohës. Së bashku, këto përbëjnë teoritë themelore të shekullit XX në fizikë.

streptomycin-1ntb-xtal-3d-balls

1943 ­ Streptomicina, ilaçi i parë antibiotik, kundër tuberkulozit, u zbulua nga shkencëtarët në Universitetin Rutgers, Nju Xhersi.

maxresdefault

1970 ­ Në Nju Jork hapet Qendra Botërore e Tregtisë edhe pse punimet në katet e sipërme do të përfundonin në vitin 1972. Ndërtimi kishte filluar në vitin 1966 dhe hapja e kullave binjake mori kohë nga 1970­-1973. Prerja e shiritit të përurimit u krye më 4 prill 1973. Me 1368 ft dhe 1362 ft (afërsisht 410 metra të larta), dhe 110 kate secila, kullat binjake ishin ndërtesat më të larta në botë, deri në vitin 1974, kur Kulla Sears në Çicago ua kaloi të dyjave. Fati i Kullave Binjake të Nju Jorkut dihet, ato u rrëzuan si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

brand_bio_bio_martin-luther-king-jr-mini-biography_0_172243_sf_hd_768x432-16x9

1983 ­ Senati amerikan miraton një projektligj duke bërë ditëlindjen e Martin Luther Kingut festë kombëtare, ditë pushimi (e hëna e tretë e janarit). Fillimisht, disa shtete rezistuan për të vëzhguar këtë festë, duke i dhënë emra alternativë apo duke e kombinuar atë me festat e tjera. Dita e Martin Luther Kingut, i Riu, u festua për herë të parë zyrtarisht në të 50 shtetet amerikane në vitin 2000.

tereza4

2003 ­ Nënë Tereza lumturohet në Romë nga Papa Gjon Pali II. “Jeta e saj në shërbim të të varfërve ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin të njëjtën rrugë. Dëshmia dhe mesazhi i saj përputhen me ato të çdo feje si shenjë se “Zoti vijon ta dojë botën “, tha Papa në ceremoninë madhështore në sheshin “Shën Pjetri” në Romë më 2003.

Pin It