Bashkia e Tiranës shpërndan 177 banesa sociale të tjera

banesat_sociale-905x395

177 familje në nevojë të Bashkisë së Tiranës u pajisën me banesat e reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau çelësat e banesave sociale familjeve nevojtare të kryeqytetit, të cilat u vendosën në Shkozë.

Nga ky projekt kanë përfituar familjet e ish të përndjekurve, personave me aftësi të kufizuar, dhe gjithë ata që e kanë të pamundur me çmimet e tregut që të përballojnë qiranë, ose e kanë të pamundur të marrin një kredi prej kushteve ekonomike.

“Sot kemi familje që mund të jenë sorrollatur dyerve të bashkisë dhe institucioneve me vite të tëra, ndaj më vjen mirë që këtë javë, kur ne mbyllim vitin tonë të parë në Bashkinë e Tiranës, shpërndajmë të gjitha banesat sociale, për t’u futur në një fazë tjetër zhvillimi dhe strehimi për qytetin e Tiranës”, – tha Veliaj.

Ai tha se së shpejti do të fillojë ndërtimi i disa banesave të tjera për të kthyer barakat e komunitetit rom në shtëpi të mirëfillta dhe dinjitoze për familjet që do të jetojnë aty.

 

Pin It