Bashkia rihap nismën, “Dhuro një pemë”

Bashkia Tiranë ka rihapur nismën “Dhuro një pemë, 2017” duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.

“Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në twitter.

Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga APR.

Për të dhuruar një pemë klikoni këtu: http://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/ 

Pin It