BBC për Shqipërinë: Gjygjëtarët dhe politikanët e korruptuar pengojnë Shqipërinë në BE

bbb

Prestigjozja BBC i ka kushtuar një artikull korrupsionit në Shqipëri që sipas sajë është pengesa kryesore për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Në artikullin e BBC thuhej se Gjygjëtarët dhe politikanë e korruptuar po pengojnë integrimin e shqipëtarëve në BE.

Ky artikull vjen në një kohë kur presioni i Ndërkombëtarëve, si Ambasadori i Amerikës Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlautin kanë hequr dorë nga tonet diplomatike por kanë ushtruar presion të drejtëpërdrejt ndaj politikanëve shqiptarë për miratimin e reformës në drejtësi.

Në shkrimin e BBC kushtuar Shqipërisë  thuhej se më shumë se 34.000 të burgosur politikisht, ndërsa rreth 60.000 të tjerë u dergjën për dekada të tëra në kampet e punës apo vdiq atje. Tortura ishte e përhapur, dhe 5,400 të burgosur politikë u ekzekutuan, shpesh me gjyqe farsë.

Artikulli thekson se një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet.

“Shqipëria e sheh anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si shenjë të fuqishme dhe simbol që dekadat e izolimit të saj do të marrin fund”.  Sondazhet e fundit nga vetë BE-së sugjerojnë se më shumë se 90% e shqiptarëve duan integrimin në BE.

Për sa i përket shkëmbimeve tregtare, BBC thekson se Shqipëria importon dy të tretat e produkteve nga BE-ja, por vendi nuk mund të eksportojë direkt në BE.  

“Nëse do të mund ta bëjë këtë, ajo do të ketë një ndikim të madh në Shqipëri – veçanërisht për prodhimet tona bujqësore”, thotë Nikolin Jaka, i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, thotë se nxitja e anëtarësimit në BE është në vazhdën e përpjekjeve për të trajtuar korrupsionin politik dhe gjyqësor, që sipas saj mbetet pengesë për të ardhmen e Shqipërisë.

 “Kjo është me të vërtetë një prerje kirurgjikale në indet e sëmura”, thotë ajo.

Vlahutin thekson se “fuqia transformuese që BE-ja ka bërë në gjysmën e kontinentit evropian”, dëshiron që ta ndajë këtë sukses edhe me Shqipërinë.

Pin It