Presidenti Nishani nuk dekreton Ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare”

nishani-655x356

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nuk ka dekretuar Ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”. Nishani ka kthyer për rishqyrim këtë ligj për arsye se sipas tij bie ndesh me kushtetutën. Kjo parashikohet në nenin 19/pika 2.

“Çdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj. Kushtetuta nuk ka përcaktuar që të diferencohen rastet nëse sjell detyrim shtesë për Buxhetin e Shtetit apo jo. Rregullimi i bërë sipas ligjit shkon tej përcaktimit kushtetues i detyruar për t’u zbatuar.

Pavarësisht, nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për Buxhetin e Shtetit, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar për R.SH-së, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për Buxhetin e Shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. Në një rast të tillë bëhet fjalë për ndryshim ligji, duke përjashtuar subjekte të caktuara nga zbatimi i tij dhe si rezultat në këtë rast zbatohet drejtpërdrejtë neni 121/1/d i Kushtetutës”.

Pin It