BE: Takimi Kosovë – Serbi do të zhvillohet më 24 janar

1B785612-D253-41A0-8240-D0C8FA2FEFA9_w987_r1_s

Një takim mes krerëve të shteti të Kosovës dhe atij Serb është organizuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogehrini për më datë 24 janar.

“Zhvillimet gjatë ditëve të kaluara e theksojnë nevojën për përkushtim të shtuar dhe angazhim të të dy palëve nëpërmjet dialogut. Progresi në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i rëndësisë së lartë për të dy palët, për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor si të tërë”, shkruhet në njoftimin për media të BE­së.

Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë shtuar gjatë muajt janar, pas arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAk­së, Ramush Haradinaj, në Francë, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia. Ndërkohë retorika me dy vendeve u ashpërsua me hyrjen në Kosovën e veriut të një treni, që mbante sipër parullën “Kosova është Serbi”.

Pin It