“Besimi pa vepra është i vdekur”, Komuniteti Mysliman shpërndan pako ushqimore për 800 familje

ZK1A1086-1024x683

Besimtarë dhe biznesmenë të ndryshëm i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke kontribuar në dhurimin e artikujve ushqimorë dhe veshmbathjeve të ndryshme për familjet e izoluara nga kushtet atmosferike. Pakot e shpërndara në zona të ndryshme si Pukë, Kukës, Librazhd, Tropojë, Peshkopi, Fushë-Arrëz, Korçë e Tiranë arrijnë deri në 60-70 kg dhe përmbajnë artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe veshmbathje.

Janë 60 ton ndihma, afërsisht 800 pako të cilat do të shpërndahen në zonat e izoluara. Ndërkohë vijon mbledhja e ndihmave edhe në xhami të tjera.

Besimi pa vepra është i vdekur, nën këtë moto, komuniteti musliman shpërndan pako ushqimore për 800 familje në të gjtihë vendin. Familje këto që kanë qenë të prekura nga dëmet që shkaktoi i ftohti i acartë i dimrit. Të gjitha ndihmat janë mbledhur dhe përgatiur nga besimtarët muslimanë të cilët shprehen se nuk do të jetë iniciativa e vetme.

Bujar Spahiu, nënkryetar i komunitetit musliman u shpreh se këto ndihma të cilat kanë në përmbajtjen e tyre ushqimet bazë, janë siguruar nga të gjithë besimtarët që i janë bashkuar thirrjes për të bërë bamirësi. Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga imamët e xhamive të rretheve dhe janë kryesisht familje që marrin asistencë, kanë jetimë, janë të sëmurë ose të moshuar të vetmuar.

Pin It