BE ultimatum Greqisë, 3 muaj kohë për të përmbushur angazhimet

epa04595700 Eurogroup chief Jeroen Dijsselbloem (L) and Greek Finance Minister Yanis Varoufakis (R) speak during a press conference following a meeting at the Finance Ministry in Athens, Greece, 30 January 2015. Eurogroup chief Jeroen Dijsselbloem is visiting Athens to meet with Prime Minister Alexis Tsipras and Finance Minister Yanis Varoufakis. The head of eurozone finance ministers' group, Jeroen Dijsselbloem, will launch debt talks with Greece's newly elected leftist government. The SYRIZA government is determined on changing the conditions of its international bailout programme, while Dijsselbloem has stressed the importance of upholding the existing agreements.  EPA/SIMELA PANTZARTZI

Athina zyrtare i është përgjigjur në mënyrë të vendosur kritikave të Komisionit Evropian, mbi rolin e Shtetit Helen për krizën e emigrantëve.

“Ne kemi marrë disa angazhime. Dhe jemi plotësisht të gatshëm në lidhje me këto angazhime. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Evropa do të përmbushë angazhimet e saj ndaj Greqisë dhe drejt një problemi ndërkombëtar. Kriza e refugjatëve nuk është një krizë greke. Është një krizë europiane dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje evropiane për problemet e Evropës “, tha Kryeministri grek Alexis Tsipras para gazetarëve.

Një ditë më parë Komisioni Europian tha se Greqia që po neglizhon seriozisht angazhimet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Për këtë arsye, ekzekutivi europian, i ka dhënë ultimatum të qartë Greqisë. Vendi ka tre muaj për të përmbushur angazhimet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, përndryshe rrezikon pezullimin e përkohshëm nga zona Shengen.

Pin It