Beqaj, Së shpejti prenotim online të vizitës tek mjeku specialist

mjeket

Për t’u vizituar tek mjeku nuk do duhet të prisni në radhë. Ministria e Shëndetësisë shumë shpejt do të vërë në zbatimin projektin e prenotimit online të vizitës tek mjeku specialist. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë të ditur se mjeku i familjes, do të prenotojë takimin e pacientit me mjekun specialist, ku do të përcaktohet data dhe ora.

Në një analizë për barnat në 3 vitet e fundit, ministri Beqaj u shpreh se çmimet janë ulur, duke dhënë dhe shembuj konkretë.

Gjithashtu Beqaj tha se nuk është e vërtetë që kompanitë e mëdha po ikin nga Shqipëria. I pyetur për cilësinë e barnave, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se po hetohen disa kompani, që mund të kenë future barna jo efektive në treg.

Pin It