Bibliografia shkencore e Kristo Frashërit tani në variantin online

Bibliografia shkencore e akademikut Kristo Frashëri do të jetë në varinatin online më pranë përdoruesve, studiuesve e studenteve shqiptarë e të huaj.

Variantin elektronik i kësaj bibliografie u njoftua nga Akademia e Shkencave gjatë një konference shkencore.

Biblioteka shkencore e këtij institucioni promovoi dixhitalizimin e parë të bibliografive online të përfaqësueseve të elitës shkencore shqiptare, duke e nisur me emrin e historianit të njohur.

Përgatitja e bibliografisë personale të Kristo Frashërit shënon fillesën e një modeli që do të vijojë me përgatitje të tjera të bibliografive të botuesve shkencorë.

Akademik Kristo Frahsëri ka disa vepra dhe dorëshkrime të pabotuara. Akademiku Kristo Frashëri ndërroi jetë më 31 janar të vitit të kaluar.

Pin It