Kodi i Transmetimit për Median Audiovizive në Këshillim Publik

Në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), zhvilloi dje takimin e dytë konsultativ me institucione publike, shoqata joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut. Kodi i Transmetimit është një nga aktet kryesore nënligjore që rregullon veprimtarinë e operatorëve audio dhe audiovizivë në transmetimin e programeve.

Pas propozimeve dhe sugjerimeve konkrete që janë dërguar në AMA gjatë dy muajve të fundit nga partneret dhe bashkëpunëtorët e drejtorive të ndryshme, si dhe pas përgatijes së draftit të ri mbi tekstin ekzistues, ky takim i dytë ishte një rast i mirë për shkëmbim mendimesh dhe opinionesh bazuar mbi atë çfarë ofrohet në ligj, duke e shtyrë më tej punën për të përmirësuar dukshëm një prej dokumenteve bazë të kuadrit rregullativ të tregut audio dhe audioviziv në Shqipëri.

Pin It