Bibliotekat më të bukura në botë, aty ku jo vetëm lexohet

Disa janë shumë antike dhe ruajnë pamjen pothuajse mistike të një dije të ruajtur në shekuj, të tjera janë shumë moderne dhe funksionale: janë bibliotekat monumentale, ambiente të sugjeruara  që vetëm t’i shikosh ju ftojnë të pushoni, të jeni komodë dhe t’i kushtoheni leximit.

SIENA – LIBRARIA PICCOLOMINI – Kjo bizhuteri me një bukuri të pakrahasueshme është një monument monumental i katedrales së Sienës, e ndërtuar në 1492 nga kardinali Francesco Piccolomini Todeschini (më pas papa Pio III). U rifreskua nga Pinturicchio midis 1502 dhe 1507.

FIRENZE – BIBLIOTEKA MEDICEA LAURENZIANA – Është një me përmbledhjet më të rëndësishme në botë, e ndërtuar në një kompleks arkitektonik të dizenjuar nga Michelangelo Buonarroti mes 1519 dh 1534.

PRAGA – MONASTERO DI STRAHOV – Këtu gjenden dy salla antike leximi: biblitoteka teologjike dhe ajo filozofike . E vështirë të vendosësh kush është e bukura.

PRAGA – KLEMENTINUM – Një sallë leximi e vendosur në manastirin San Clemente, një godinë e ndërtuar në 1556 nga Ferdinando i në tentativë për të vendosur Katolicizmin në Republikën çeke.

DUBLIN – TRINITY COLLEGE LIBRARY – Një bibliotekë që në brendësi të saj mbledh rreth 5 milionë tekste dhe nje koleksion të rëndësishëm dorëshkrimesh antike.

BIRMINGHAM – BIBLIOTEKA KOMUNALE – E përuruar në 3 shtator 2013, ishte projektuar nga studioja holandeze Mecanoo Architecten. Është një strukturë prej xhami transparent, e rrethuar nga grila unazash metalike. është një nga bibliotekat më të mëdha të Europës dhe përmban më shumë se 2 milionë libra.

KOPENHAGEN – ROYAL LIBRARY – Ndërtesa e re u hap në vitin 1999 dhe zakonisht quhet “diamant i zi” për shkak të pllakave të mermerit të zi dhe qelqit të tymosur që formojnë pjesën e jashtme.

STOCCARDA – BIBLIOTEKA CIVILE – Një ndërtesë hiper-moderne me ekspozim të jashtëzakonshëm të dritës. Ajo është e vendosur në nëntë kate: ngjyra dominuese është gri , e ndërprerë vetëm nga ngjyrat e kopertinave të librave. Ajo u hap në tetor 2011 dhe ka më shumë se 500,000 libra.

VJENË – BIBLIOTEKA KOMBËTARE AUSTRIAKE – E themeluar në mesin e shekullit të 15 nga Habsburgët si një bibliotekë gjyqësore, ajo u quajt deri në vitin 1920 si “Biblioteka Perandorake e Vjenës”.

ALESSANDRIA D’EGITTO – BIBLIOTEKA ALEXANDRINA – Është një qendër e rëndësishme kulturore e zonës së Detit Mesdhe. Është një lloj përkujtimi i Bibliotekës së Aleksandrisë, e shkatërruar në antikitet.

RIO DE JANEIRO – REAL GABINETE PORTUGUS DE LEITURA – Salla e leximit e Mbretërise Portugeze u ndërtua në mes të viteve 1880 dhe 1887. Këtu është koleksioni më i çmuar i librave portugalë jashtë Portugalisë: rreth 350 mijë vëllime.

 

UASHINGTON – BIBLIOTEKA E KONGRESIT – Salla e Leximit në Kapitol Hill – Biblioteka e Kongresit është biblioteka më e madhe në botë. Mbledh mbi 158 milionë dokumente dhe 28 milionë libra në 470 gjuhë.

NEW YORK – BIBLIOTEKA PUBLIKE – Biblioteka është e vendosur në Manhatan dhe është e treta më e madhe në Amerikën e Veriut dhe e katërta në botë.

SEATTLE – BIBLIOTEKA QENDRORE – Ndërtesa është projektuar nga arkitekti danez Rem Koolhaas dhe u hap për publikun në pranverën e vitit 2004.

NEW YORK – BIBLIOTEKA PUBLIKE – Biblioteka është e vendosur në Manhatan dhe është e treta më e madhe në Amerikën e Veriut dhe e katërta në botë.

SEATTLE – BIBLIOTEKA QENDRORE – Ndërtesa është projektuar nga arkitekti danez Rem Koolhaas dhe u hap për publikun në pranverë të vitit 2004.

BALTIMORA – BIBLIOTEKA PEABODY JOHN HOPKINS UNIVERSITY – Një hapësirë e madhe për të studiuar, në dispozicion të anëtarëve në Universitetin John Hopkins, si dhe 300,000 vëllime të ruajtura këtu. Arkitektura e dhomës frymëzohet nga Greqia e lashtë, është punë e arkitektit lokalEdmund G. Lind; u përfundua në 1878./Tgcom24/k.s/

Pin It