Bienalja 2-të e Akuarelit Ndërkombëtar në Tiranë

54_2nd_International_Watercolor_Bienale_Tirana_2017

Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelit “IWS Albania” dhe Organizata Jofitimprurëse WIZart sjellin “Bienalen 2-të të Akuarelit Ndërkombëtar në Tiranë” nga data 12 Mars deri ne 12 Prill, në  ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.

Bienalja do të mbledhë bashkë 400 piktorë nga 65 vende dhe mbi 400 punime të zgjedhura ku artdashësit  do të kenë mundësi të shohin demonstrime drejtpërsëdrejti nga mjeshtrat më të njohur në botë si Liu Yi, La Fe, Amit Kapoor, Atanur Dogan dhe shumë të tjerë.  Emra të mëdhenjt  të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë, çka do të mbesë si një trashëgimi ndër breza. Kjo bienale mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. /ATA

Pin It