Bilanci i COVID-19, mbi 6,5 milionë të infektuar në botë

Më shumë se 6 563 710 raste infektimi dhe 387 280 të vdekur  u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 2 838 800 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 227 vdekje të reja dhe 121 055 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 349 Meksika me 1 092 dhe SHBA me 989.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 022 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 319 të shëruar. 1 rast infektimi u regjistrua midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 861 966 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 107 685 vdekje dhe 479 258 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 39 904 vdekje për 281 661 raste, Italia me 33 689 vdekje për 234 013 raste Brazili me 32 548 vdekje për 584 016 raste dhe Franca me 29 065 të vdekur për 189 441 raste.

Europa – 2 219 958 raste (181 542 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 955 666 raste (115 340 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 151 155 raste (57 788 viktima).

Azia – 618 625 raste (17 817 viktima).

Lindja e Mesme – 445 075 raste (10 029 viktima).

Afrika – 164 615 raste (4 633 viktima).

Oqeania – 8 621 raste (131 viktima). / /ervo/

Pin It