BJCEM dhe Ministria e Kulturës ftojnë artistët e rinj në Mediterranea 18

big_bienale_mesdheu

Rrjeti BJCEM dhe Ministria e Kulturës shpallin hapjen e thirrjes së Bienales së 18-të së Mesdheut për Artistët e Rinj, një event internacional dhe multidisiplinar, që do të zhvillohet në Tiranë dhe Durrës, nga 4 deri më 9 maj 2017. Ekspozitat do të jenë të hapura për publikun deri më 28 maj 2017. Bienalja do të sjellë së bashku në Shqipëri rreth 230 artistë nga vendet Euro-Mesdhetare.

Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e artit pamor, filmit, shkrimtarë, performues, muzikantë dhe dizajnues nga mosha 18 deri në 34 (lindur nga 1 Janari 1982).

Drejtori artistik i Bienales është Driant Zeneli, i cili ka zhvilluar temën kryesore duke u nisur nga koncepti i ‘’shtëpisë’’ dhe bazuar në katër elementë:

  • historia, duke synuar memorizimin e historive personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.
  • Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.
  • Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare.
  • Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.
Pin It